Dalin detaje të reja nga vrasja e efektivit Saimir Hoxha.

Mjeti që shihni në foto është makina tip “Ford Focus”, me të cilin po udhëtonte efektivi i vrarë Saimir Hoxha.

Xhami i pasagjerit të makinës është i hapur, ndërkohë që nuk dihet, nëse efektivi është qëlluar brenda mjetit të tij, e më pas është hedhur nga atentatorët në kanal.

Apo nëse xhami është thyer gjatë përplasjes me armë zjarrit që dyshohet se Hoxha ka pasur me personat që kanë qëlluar ndaj tij.

Deri më tani dihet se Hoxha kishte dalë për të kontrolluar zonën për kanabis.