Aksident në qytetin e Korçës. Një vajzë është përplasur nga një automjet dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë, sipas mjekëve. 

Aksidenti ndodhi pranë Universitetit të Korçës “Fan Noli”, teksa studentja po kalonte rrugën.

Sipas informacioneve, studentja ka marrë dëmtime të shumta. Ndërkohë shoferi është larguar menjëherë nga vendngjarja. 

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.