Të miturit ose prindërit e tyre do të kenë mundësinë të fshijnë fotot e tyre nga rezultatet e kërkimit si pjesë e iniciativave të Google për të mbrojtur përdoruesit e rinj të platformës, shkruan CNN

Sipas njoftimit të kompanisë është krijuar një mekanizëm që lejon prindërit dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç të kërkojnë heqin e fotove nga Google. Deri më tani, Google ka lejuar këdo që të kërkojë heqjen e informacioneve personale dhe fotove nga kërkimi, në rastin e atyre që i përkasin kategorive si “të papërshtatshme” ose “identitet, informacion mjekësor, të dhëna financiare”.

Tashmë në kategoritë që mund të hiqen janë shtuar edhe fotot e të miturve.

“Ne e dimë se fëmijët dhe adoleshentët po përballen me disa sfida unike në internet, veçanërisht kur një foto e tyre gjendet në Google” shkroi kompania. “Ne besojmë se ky ndryshim do tu krijojë më shumë hapësirë të rinjve të kenë kontroll mbi gjurmët e tyre digjitale dhe ku mund të gjenden fotografitë e tyre.”

Formulari i krijuar nga Google lejon përdoruesin të tregojë URL-të ose rezultatet e kërkimit në të cilat shfaqen fotot që dëshiron të fshijë. Ekipi i Google do të shqyrtojë çdo kërkesë dhe do të kërkojë informacion shtesë aty ku nevojitet.

Rikujtojmë se Google njoftoi në gusht se po forcon masat mbrojtëse për fëmijët dhe adoleshentët.