Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën para gazetarëve, është shprehur se janë mbledhur firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha është shprehur se delegatët e Kuvendit kanë firmosur masivisht pro mbledhjes së firmave.

“Delegatët e Kuvendit Kombëtar firmosën masivisht mbledhjen e firmave. Këtu kemi sjelle 4200 formularët e 4200 delegatëve të kuvendit kombetare nga 1800 që është detyrimi për të mbledhur”, ka thënë Berisha.

Këto formularë do ti dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar që është Edi Paloka.

Në takimin e Berishës janë të pranishëm të gjithë deputetët që kanë mbështetur foltoren, përfshirë Edmond Spahon, Albana Vokshin, Flamur Nokën, apo eksponentë të lartë si Arben Ristani apo Aldo Bumçi që kanë mbajtur poste në PD.