Disa media kanë publikuar ditën e sotme një foto e disa djemve të rinj brenda Selisë së PD, të cilët janë të maskuar me shall dhe të cilët mendohen se veprojnë si ‘Grupi i Zjarrit’ të Lulzim Bashës.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, shkruan se sot Selia e Partisë Demokratike qëndron e hapur për të tillë njerëz, ndërkohë demokratët e vërtetë janë lënë jashtë selia. Ajo paralajmëroi se kjo do të marrë fund në 8 janar.

Postimi i Floriana Garos:

Ja per ke qendron e hapur Selia e PD! Nderkohe demokratet e sakrifices e deputetet e tyre qendrojne jashte…

Kjo merr fund ne 8 Janar!