Në një intervistë për News24, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se pas 20 viteve do të marri sërish postin e Presidentit, duke u krahasuar me Presidentin Italian, Mattarella, i cili në moshën 80-vjeçare e mori këtë post për herë të dytë.

Ai u shpreh se e kishte në plan një mandat të dytë, por pas zgjedhjeve të 25 prillit mori një tjetër drejtim.

“Nuk më vjen keq fare sepse pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë të Presidentit. Mattarela është 80 vjec dhe mori mandatin e dytë. Tani unë kam një rrugë të re. Kisha një plan që të merrja një mandat të dytë tani të bënim disa përmirësime në kushtetutë, por situata ndryshoi pas 25 prillit”, tha Presidenti Meta

I pyetur nëse do të donte nëse mazhoranca ta shkarkonte para 25 prillit në mënyrë që ai të futej aktiv në politikë, Meta tha: “Nuk kishte shans që mazhoranca të më shkarkonte mua para 25 prillit”