Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila deklaroi se SHBA do të ndërpriste çdo kontakt me PD-në nëse ai rizgjidhej si kryetar.

Duke iu referuar deklaratës së Kim, që nuk mund të ulej në kafe me politikanë që janë shpallur non grata nga shteti i saj, Berisha i bëri thirrje ambasadores që të ‘vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë’.

“Së pari, më duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dua tju informoj ju se kjo pritje në Shqipëri nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që po marr nga përfaqësues zyrtarë në Europë dhe nga nivelet më të larta të republikanëve në SHBA.

Pra, për të mbyllur këtë problem, zonjës dhe cilido tjetër, që ka një provë dhe fakt të vetëm e ftoj ta dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe dhe mirënjohjen, se miq, përfaqësues të vendeve mike, personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen dhe nuk pranojnë e nuk binden.

E marrin thjeshtë si një hakmarrje politike, deklaratën se kemi prova por nuk it hemi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi përpara gjykatës. Mund të them dhe këtë, në të dy anë të Atlantikut, miq të shquar që kanë parë dosjen, e kanë gjetur atë si në material. Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë” – tha Berisha.