Replika e kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me debate të ashpra në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi shpenzimet për Rrugën e Arbrit duke bërë një krahasim me Rrugën e Kombit. Aty u ndërpre nga Gazment Bardhi, i cili tha se kishte qenë qeveria Rama ajo që ndryshoi buxhetin disa herë për rrugën Tiranë-Elbasan.

“Ju u nisni rrugët me një buxhet dhe pastaj, bëhet një buxhet i dytë, pastaj një i tretë, e kështu me radhë. Merrni shembullin e rrugës Tiranë-Elbasan. Keni bërë një llum në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Pas ndërprerjes nga Bardhi, kryeministri tha: “Ore nuk jam Edi Paloka unë, por më ler të flas. Ore ça është kjo? Ju ndërpreva unë ku flisnit ju?”

Pasi nuk mundi dot të fliste qetësisht, Rama i kërkoi Bashës që të mbante qetësi mes të vetëve.

“Ore, që më qesh aty, a ka mundësi të vesh qetësinë aty? Të ndërpreva unë ty, kur fole?”, tha Rama duke theksuar se salla ishte më mirë kur ishte Berisha aty dhe jo ata që e kopjojnë.