Rudina Dembacaj u përgjigjet disa prej pyetjeve të fansave të saj. Si gjithmonë këta të fundit janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje nga jeta e saj private.

E duket se Rudina vendosi t’u përgjigjej publikisht edhe pyetjeve pikante. Njëra prej tyre ishte: “Çfarë do të bëje nëse partneri yt do të të tradhtonte?”.

“Do e lija!”, i është përgjigjur shkurt Dembacaj, e cila vetëm pak kohë më parë i tha “PO” përgjithmonë Mark Frrokut, duke kurorëzuar dashurinë e tyre para të ftuarve VIP.

Aktorja e njohur e humorit gjithashtu është pyetur nëse e ka ndryshuar mbiemrin apo jo.

“Rudina Dembacaj apo Rudina Frroku?”, e pyeti një fanse, së cilës aktorja iu përgjigj: “Rudina Dembacaj përgjithmonë (shoqëruar me emoj-in e një zemre të kuqe). Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”.