Hollivudi ka njoftuar nominimet për çmimet Oscar të këtij viti. Ashtu siç pritej, ka një garë të fortë mes dy filmave më të shikuar dhe debatuar.

Oppenheimer i Kristofer Nolan, drama me bombën atomike e bazuar në një histori të vërtetë, është nominuar në 13 kategori të ndryshme, vetëm 1 nominim larg rekordit absolut.

Nolan është pretendent për të fituar statujën Oscar si regjisori më i mirë. Barbie, që mori 8 nominime, paraqet një sfidë të madhe ndaj Oppenheimer në kategorinë filmi më i mirë.

Martin Skorcezi me “Killers of the Flower Moon”, renditet mirë me 11 nominime. Në garën për aktorin më të mirë janë Silian Mërfi, Bradlej Kuper dhe Pol Xhiamati.

Margot Robbie nuk ia doli në listën e aktores më të mirë, ku statuja ikonike mund të shkojë për Lili Gladston, Keri Muligan dhe Ema Stone. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 10 mars.