Beniada, Semi dhe Einxhel janë tre ndër banoret e “Big Brother VIP”, të cilat, ndonëse të vëzhguara nga kamerat, nuk kanë hezituar të dalin topless për të shijuar një masazh.

Vajzat janë shtrirë përmbys mbi krevat duke mbuluar kështu pjesët intime, ndërkohë që Kledi ka masazhuar Einxhelin dhe Beniadën. Kledi ka treguar se ka një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother, dhe për këtë shkak nuk mund të ketë një histori brenda shtëpisë.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme një tjetër banor do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në nominim për këtë javë kanë qenë: Monika, Iliri, Graniti dhe Sara.