Polonia ka paralajmëruar një përshkallëzim të mundshëm “të armatosur” në kufirin e saj me Bjellorusinë, nga frika se fqinji i saj mund të përpiqet të provokojë një incident me qindra emigrantë që kërkojnë të kalojnë në BE.

Trupa shtesë janë vendosur pasi turmat e dëshpëruara u përpoqën të prisnin një gardh kufitar me tela me gjemba. Polonia, Bashkimi Evropian dhe NATO thonë se Bjellorusia është duke orkestruar problemin, një pretendim i mohuar nga udhëheqësi i saj.

Polonia thotë se po mbyll një pikë të madhe kufitare në Kuznica. Anëtarët e BE-së dhe NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia kanë parë të gjithë një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit.

Shumë prej tyre kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Azia. Temperaturat gjatë natës në kufi kanë rënë nën zero dhe disa emigrantë kanë vdekur javët e fundit. Aktivistët thonë se emigrantët, shumë prej tyre të rinj, por edhe gra dhe fëmijë po përdoren si pengje në një lojë politike, të drejtuar nga udhëheqësi autoritar Alexander Lukashenko.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller tha se deri në 4,000 emigrantë ishin mbledhur pranë kufirit lindor të Polonisë dhe u tha gazetarëve se në një moment ata prisnin “një përshkallëzim… i cili do të jetë i një natyre të armatosur”.