Byroja Federale e Hetimeve është futur të premten në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Mike Pence.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se bëhet fjalë për një kontroll konsensual në banesën e tij në Indianapolis pas gjetjes së disa dokumenteve të klasifikuara muajin e shkuar.

Kontrolli në shtëpinë e Pence vjen vetëm disa javë pasi avokati i Pence, Greg Jacobs njoftoi Arkiën Kombëtare me anë të një letre, rreth zbulimit të disa dokumenteve të klasifikuara.

Dokumentet më pas iu kthyen FBI-së.

Kontrolli në shtëpinë e Pence vjen në kohë kur si ish-presidenti Donald Trump ashtu edhe ai aktual, Joe Biden janë duke u hetuar nga dy avokatë të posaçëm për mbajtjen e të dhënave të klasifikuara.