Fotografia tronditëse e 81-vjeçares që mban gjoksin dhe mbyll sytë, pasi gjithçka rreth saj digjet, po bën xhiron e internetit dhe është bërë virale.

Përmes kësaj pamje të dhimbshme, fotografi Konstantinos Tsakalidis, kapi në mënyrë perfekte trishtimin dhe dëshpërimin e banorëve të Eviasë veriore ne Greqi, gjatë këtyre orëve tragjike, përballë katastrofës së shkaktuar nga zjarret.

Në fakt, ka shumë që krahasojnë imazhin e gruas veshur me të zeza me pikturën elokuente të artistit ekspresionist norvegjez Edëard Munch “Scream”. Madje thuhet se fotografi mund ta ketë kapur këtë moment duke pasur në mendje ”Ulërimën” e Munch./abcnews.al