Shefi i Gardës Kombëtare të Rusisë ka thënë se ofensiva ushtarake e Moskës në Ukrainë nuk ka qenë e planifikuar.

Megjithatë ai pranon se përparimi i ushtrisë ruse, ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej.

“Do të doja të them se jo gjithçka po shkon sipas planit që ne do të donim”, tha Viktor Zolotov, një nga aleatët më të ngushtë të Putinit dhe ish-truproja e tij.

Ai fajësoi përparimin e dobët të Rusisë tek elementët e ekstremit të djathtë që fshihen në mesin e popullsisë ukrainase, duke luajtur me një akuzë të përdorur vazhdimisht nga Moska për të justifikuar pushtimin e saj se neo-nazistët janë infiltruar në Ukrainë.