Fifi mbetet një ndër personazhet më të komentuar dhe pas daljes nga Big Brother VIP. Këngëtarja u përfol se kishte nisur një lidhje dashurie me Granitin pasi dolën nga shtëpia e famshme por ishte vetë këngëtarja se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Mirëpo, një postim që ka bërë së fundmi ka hedhur dyshime se Fifi po shijon një romancë. Ajo ka postuar një video në Instastory, ku shihet në makinë ndërsa një mashkull i ledhaton duart. Videon e ka shoqëruar dhe me baladën “You Are The Reason”.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një lojë nga ana e këngëtares duke qenë se përflitet shpeshherë për jetën e saj sentimentale.Kujtojmë që Fifi hyri në shtëpinë e Big Brother sërish mbrëmë por kësaj here për të surprizuar Monikën.

Ajo takoi dhe banorët e tjerë mes së cilëve dhe Donaldin, për të cilin ka treguar se ka bërë një tatuazh. Për këtë të fundit, përcolli dhe një mesazh që të kujtonte qëllimin për të cilin ka hyrë në Big Brother.