Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë nga dosja me provat që SPAK ka kundër ish-bosit të naftës Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim për pastrim parash, ndërkohë që kunati dhe truproja i tij janë pas hekurave në Tiranë dhe mbi 18 milionë euro janë sekuestruar.

Në Korrik nga një bankë e Liechtensteinit është hapur një llogari në Tiranë në emër të llogarit të italianit dhe është xhiruar valuta, mbi 18 milionë euro. Mos gaboj ka qenë “Alfa Bank”, që njoftoi Drejtorinë e Pastrimit të Parave që sinjalizoi SPAK-un. Ngjarjet kanë nisur që në Korrik” tha ai.

Artan Hoxha u shpreh pesimist që biznesmeni mund të dorëzohet, sikur paralajmëroi pak ditë më parë në “ABC”. “Po ka fikur telefonat. Që ne të kishim një çështje të plotë që ngrenë besimin te publiku, që sikur u bashkëpunua me italianët, të ishte edhe ai aty dhe jo të bëhet kjo loja me avokatë. Në momentin që paratë u konstatuan në Shqipëri, njerëzit e përfshirë” tha ai.

Gazetari Hoxha foli edhe për përgjimet e Rezart Taçin me kunatin, truprojën në Shqipëri dhe miqtë italianë. Sipas Hoxhës, italianët u mashtruan dy herë dhe për t’i gënjyer u futën në lojë edhe emrat e disa ministrave të qeverisë.