Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit”, presidenti Meta tha se ai tha mes skandalit nuk ndryshon asgjë nga deklaratat e tij lidhur me ambasadoren e SHBA-ve.

Ai theksoi se nuk është problem trekëndëshi, por problemi kryesor është mos mbajtja e përgjegjësive nga politikanët dhe katërkëndëshi për kapjen e shtetit.

Meta: Është e drejta e tij edhe të bëjë lapsuse edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij të lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim, jam përpjekur që të mos gabojë rëndë. Sa herë më ka kërkuar ndihmë e kam ndihmuar dhe telefonin tim e kam pasur të hapur. Por dua të them se politikanët shqiptarë duhet të mbajnë përgjegjësi. Sepse jemi në një situatë kur vihet në pikëpyetje legjitimiteti i PD-së, pas parlamentit.

Nuk është problemi i trekëndëshit, ai është problemi i tij. Këtu problemi kryesor është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të cilave ai nuk mund t’ua shkarkojnë të tjerëve, sidomos Ilir Metës, si president dhe asi politikan aktiv me të cilin ka pasur një marrëdhënie. Ky është një katërkëndësh që ka si rezultat kapjen e shtetit. Bojkoti i reformës në drejtësi, asaj territoriale, djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushteitn lokal, janë përgjegjësi që nuk u ikën dot.