Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan.

I shoqëruar nga bashkëshortja Lindja dhe djali i vogël Zaho, ata janë pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Vizita e Ramës në Vatikan bëhet për 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Më herët Rama është takuar me Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.