Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan. Së bashku me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre të vogël, Zaho ata kanë vendosur lule në varrin e papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Alban, në Vatikan. Rama ka ndarë pamjet nga ky moment në rrjetet sociale.

“Vatikan – Lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Alban”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në postimin e tij.

Rama ndodhet sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë. Në fjalë e tij ai u ndal e ndërprerja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët.

Në këtë vizitë zyrtare kryeministri shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kjo është shfaqja e parë publike e Ramës me Lleshajn, që pas largimit të tij nga posti i ministrit të Brendshëm për shkak të ngjarjes së ndodhur ku një punonjës policie vrau të riun Klodian Rashaj.