Vrasja e shoferit të autobuzit dhe dy nxënësve ka shkaktuar një reagim të fortë në Kosovë. Vetë ministri ka apeluar për vrasësin: Dorëzohu!

Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Ata janë dislokuar në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi makabër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaron se i bën ultimatum vrasësit të sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona që të dorëzohet.

“Unë nuk po i bëj ftesë por them që i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai lëndon të tjerët dhe e dimë shumë mirë që kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”.