Prezenca e OSBE-së doli sot në mbështetje të Policisë shqiptare duke gjykuar se ajo bëri mirë që u përfshi në përplasjen mes demokratëve për selinë kryesore.

OSBE tha se po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike dhe shtoi se ajo e vlerëson policinë për ruajtjen e rendit publik.

Policia e Shtetit, me autoblinda, tanke, gaz lotsjellës dhe ujëhedhës me presion, përdori forcën ndaj mbështetësve të Sali Berishës dhe nisi valë arrestimesh për të penguar ekzekutimin e vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD të 11 dhjetorit 2021 për të larguar nga zyra kryetarin e shkarkuar nga ky kuvend, Lulzim Basha.

Protesta e iniciuar nga Sali Berisha, u kërkua disa herë prej tij që të jetë paqësore. Ai priu demokratët të futen në selinë e PD, por ajo ishte blinduar me hekura dhe vetëm thyerja e tyre me forcë u pa si mundësi lrje tyre për tu futur brenda.

Pjesëmarrësit hasën në sulm me gaz lotsjellës nga brenda godinës ku ashtu si më tarracë gjendeshin shumë njerëz në gatishmëri për të penguar futjen në godinë.

OSBE, duke mos faturuar dhunën vetëm te njëra palë, la të kuptohet se e pranon që incidentet e dhunshme përfshinë të gjitha palët, teksa tha se “ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune”.

E ndërsa Berisha disa herë apeloi për protestë paqësore, edhe OSBE theksoi: “Protestat paqësore janë në themel të demokracisë”.