Ish-deputetja dhe ministre në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Majlinda Bregu reagoi pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së duke u shprehur se shkatërrimi i partisë ka vite që ishte projekti më i qartë politik.

“Ah sa keq! Ah sa keq! Dhe më kurseni komentet “po ti ku je”, që të mos them përsëri se shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik!

“Te porta e parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme:

Skënderbegu” Si janë pra shqyptarët dhe Shqypnia?

Djalli: Si janë? Si i don armiku!

“Nën hajat të Parrizit- Gjergj Fishta” shkruan Bregu.

Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.