Një shpërthim eksplozivi ndodhi mbrëmjen e sotme në banesën e presidentit të FSHF, Armand Duka. Pas ngjarjes, ai ka reaguar duke thënë se është i shokuar dhe se në banesë kanë qenë e gjithë familja e tij, por fatmirësisht nuk kanë patur lëndime. Gjithashtu, presidenti i FSHF, thekson se i ka filmimet në të cilat ka parë një person me kapuç te porta.

Duka: Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

Pyetje: Kush ka qenë në banesë?

Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.

Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?

Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.