Mbrëmjen e djeshme një sasi eksplozivi u vendos para portës së banesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale, ndërsa kamerat e sigurisë kapën autorin, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe pasi vuri tritolin, u largua me shpejtësi.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ndër të tjera ka zbuluar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.