Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në Polici ka rrëfyer se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Bëhet me dije se Papleka mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh”,ka thënë ai.

Vijon…