Presidenti Ilir Meta po përcjell përfaqësuesit ligjorë për në Gjykatën Kushtetuese e cila do të shqyrtojë kërkesën për shkarkimin e tij.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta. Vetë Kreu i Shtetit siç ka deklaruar më herët, nuk do të jetë i pranishëm në seancë, por që do të dërgojë 2 përfaqësues ligjor, të cilër janë këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.