Gjykata Kushtetuese ka rinisur seancën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, por pas tërheqjes për vendim, gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk dorëzoi dorëheqjen, pavarësisht kërkesës së Presidentit Ilir Meta.

Pretendimet për Vitore Tushën rrëzohen, por edhe Fiona Papajorgjin për kërkesën e një procesi disiplinor u vlerësua se nuk përbëjnë shkak për përjashtimin e gjyqtarëve nga trupa.

Gjithashtu, sa i përket pretendimit për organizimin e shortit, sipas gjykatës janë çështje të pavarësisë organizative të këtij institucioni.

Edhe kërkesat për Sonila Bejtjan dhe Elsa Toskën janë rrëzuar duke vijuar seancën për kërkesën e parlamentit për shkarkimin e Presidentit.