Dy vizitorë të veçantë i janë shtuar shtëpisë së Big Brother VIP. Bëhet fjalë për opinionistët e formatit, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari. Ata janë futur në shtëpinë e famshme pas propozimit qe produksioni iu bëri banorëve për të takuar miq dhe të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh.

Teksa dy vizitorët e parë ishin opinionistët e formatit, pritet të vijnë edhe familjarët apo miqtë e konkurrentëve. Por sa herë do të duan të darkojnë me persona nga jashtë ata duhet të paguajnë, dhe shuma do të zbritet nga çmimi i madh për të cilin luftojnë të gjithë. Të premten do të zgjidhen dy finalistët e tjerë.

Donaldi, Einxhel, Monika dhe Arjola janë në televotim. Vetëm dy prej tyre do të kenë mundësinë të prekin finalen e madhe. U diskutua mundësia për të çuar në finale pesë banorë por produksioni tha se vendimi nuk do të ndryshojë. Në finale do të shkojnë dhe dy banorë që do t’i bashkohen Ilirit dhe Beniadës.