Sulmuesi Pandev ka deklaruar se do të mbyllë sezonin me Parmën dhe më pas do të varë këpucët.

Sulmuesi maqedonas i lindur në vitin 1983, gjithashtu ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes ndaj Italisë më 24 mars.

“Po mendoja t’i jepja fund karrierës që pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por doja ta mbyllja përpara tifozëve të Genoas.

Nuk ndodhi kështu pasi u largova në janar dhe Genoa nuk kishte më nevojë për mua. Zgjodha Parmën dhe tashmë mendoj se ky do të jetë viti im i fundit në karrierën futbollistike”, është shprehur Pandev.