Aleksandër Soros flet me superlativa për Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Djali i multimilardierit George Soros, ka publikuar një foto me Ramën, gjatë një takimi të javës së kaluar.

Në Facebook, Soros shkruan se Amerika dhe Evropa duhet të jenë mirënjohes që kanë një aleat si Rama dhe Shqipëria.

Postimi i Plotë:

Duke menduar takimin tim me Edi Ramën javën e kaluar. Kishte një kuptim të mirë të përhapjes së mundshme të efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleat si Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla.