Saimir Tahiri do vuajë dënimin në burgun e Fierit.

Sipas informacioneve më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Tahiri do të sistemohet në këtë institucion të dënimit.

Ndërkohë avokati i tij, Maks Haxhia, ka deklaruar se nuk do ndalet e do ta ankimojë çështjen deri në Strasburg.

Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 3.4 vjet burg.

Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë. Ish-ministri qëndroi vetëm në një qeli në godinën numër 2.