11 banesa u shembën gjatë ditës së sotme në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në zonën e 5 Majit nisi aksioni për shembjen e 11 banesave, 3 prej të cilave pa marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës dhe banorëve.

Në zonë nuk kanë munguar momentet e përplasjes dhe tensionit, ku madje dy prej banorëve janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit.

Ndërkohë që një 21 vjeçar është shoqëruar për në komisariat pas përplasjeve me punonjësit e policisë.