Ruajtja e ushqimeve është një prej shqetësimeve më të mëdha të amvisave, veçanërisht të atyre të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (USDA) monitoron produktet e qumështit dhe ata shpjeguan se sa kohë mund të mbani qumështin dhe produktet e tjera të qumështit në frigorifer.

Kosi duhet të ruhet në frigorifer në një temperaturë prej 4.4 gradë Celsius dhe mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Nëse e ngrini, mund të zgjasë deri në dy muaj, por padyshim kjo nuk është shumë e rekomandueshme.

Djathërat e butë mund të ruhen në frigorifer për një javë, por ngrirja e produkteve të tilla nuk rekomandohet.

Nga ana tjetër, djathi i fortë mund të ruhen për gjashtë muaj pa u hapur. Pasi t’i hapni ato, mund t’i mbani në frigorifer nga tre deri në katër muaj. Nëse i ngrini, ato do të zgjasin rreth gjashtë muaj.

Qumështi mund të ruhet në frigorifer për shtatë ditë pas hapjes, dhe kontrolli i tij mund të bëhet edhe gjatë procesit të zjeries.