Gjatë javës që shkoi banorët ishin në provë për të imituar filma të ndryshëm.

Ilirit dhe Arjolës iu desh të shkëmbenin një puthje në buzë, gjë të cilën ata e realizuan edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në transmetim live.

Ndërsa, sot teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë Iliri me Arjolën dhe Donaldin, bisedonin dhe kështu Iliri e pyet Arjolën.

A puthemi prap sot?, thotë ai, derisa Arjola nuk heziton të përgjigjet: “Puthemi”, thotë ajo.

Iliri e ka siguruar finalen dhe është i qetë. Gjithashtu ai mbrëmë mori një surprizë nga Digitalb ku do jetë imazhi i tyre në vijim.

Ndërsa Arjola është në nominim bashkë me Monikën, Einxhel dhe Donald, ku vetëm dy prej tyre do shkojnë në finalen e madhe.