Një gjykatë në Gjermani ka hedhur poshtë ankesën e dy portaleve të dritave të kuqe me bazë në Qipro lidhur me ndalimin e shpërndarjes së materialeve pornografike në vend, pa një sistem të përshtatshëm të mbrojtjes dhe sigurisë për të miturit. Vendimi konfirmoi përfundimet e shprehura në të kaluarën nga gjykata e Dusseldorf-it në lidhje me shpërndarjen e faqeve si Youporn, Pornhub dhe Mydirtyhobby.

Çështja midis sigurisë në rrjet dhe të miturve ka qenë një pyetje e hapur prej kohësh. Shumica e pronarëve të faqeve pornografike kanë refuzuar gjithmonë të ofrojnë mbrojtje adekuate për të miturit nën moshën 18 vjeç. Çdokush mund të ketë akses në faqet “hard” nëse një program mbrojtës nuk është i instaluar në kompjuter ose në smartphone.

“Nëse portalet vazhdojnë të refuzojnë të instalojnë një sistem mbrojtës, ato mund të bllokohen nga autoritetet gjermane”, raporton Der Spiegel.

Vendimi i gjykatës gjermane ka ngjallur komente të shumta edhe në Itali, me ata që pyesin palët nëse kjo mbrojtje do të futet edhe në Itali.