Ndonëse duhen dhe 6 muaj nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës.

Vetë kryeministri Edi Rama ka nisur turin e tij vendor nga qyteti i Përmetit, ku premtoi bonus për pensionistët në fund të vitit.

“Ne i kemi indeksuar dy herë pensionet, por nuk mjafton. Prandaj kemi bërë gati bonusin për pensionistët, në prag të fundvitit”, tha Rama.

Premtim tjetër i kryeministrit ishte dhe zerimi i taksave deri në 50 000 lekë.

Kreu i qeverisë përforcoi edhe një herë qëndrimin e tij pro amnistisë fiskale që, sipas tij, u jep të drejtë emigrantëve të ndershmën që të legalizojnë të ardhurat e tyre.

Turin e tij, kryeministri do ta vijojë në të gjitha bashkitë e vendit, duke u fokusuar te investimet në secilën prej tyre.