Ndryshime në Policinë e Korçës, deri më tani janë zbardhur dy lëvizje në shefat e komisariateve. Përkatësisht, Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Ndërsa në komisariatin e Bilishtit është emëruar Kreshnik Alimadhi. Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes.