Un blindé ukrainien transportant des troupes dans la ville de Bakhmout. Bakhmout, oblast de Donetsk le 23 mai 2022.

Vijojnë përplasjet e dhunshme mes ushtrisë ukrainas dhe asaj ruse, teksa kjo e fundit njoftohet se ka rrethuar Bakhmutin, një qytet kyç në rajonin Donbas.

“Ata po luftojnë për të marrë kontrollin e autostradës që shkon në perëndim nga Bakhmut në Chasiv Yar”, tha Yan Gagin, një ndihmës i një zyrtari të lartë të instaluar nga Rusia në Ukrainën lindore.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se përpjekjet ruse për të ndërprerë linjën e furnizimit ishin zmbrapsur.

“Bakhmut tani është i rrethuar operacionalisht, forcat tona po mbyllin unazën rreth qytetit,” tha Gagin në televizionin shtetëror.

Qyteti ukrainas mbetet një nga fokuset kryesore të sulmeve ruse, duke përfshirë sulmet e artilerisë dhe sulmet e këmbësorisë.