Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri.

Çmimet e reja

Nafta: 197 lekë/litri me pakicë, 185 lekë/litër me shumicë

Benzina: 189 lekë/litri me pakicë, 177 lekë/litër me shumicë

Gazi: 69 lekë/litri me pakicë, 57 lekë/litër për automjetet

Bordi i Transparencës, 2 shkurt 2023
Sipas Bordit, çmimet janë vendosur referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.02.2023

Kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 858, -8 nga data 30.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 861, -30 nga data 30.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 107.36 (+ 0.09 nga data 30.01.2023).

Bordi i Transparencës, 2 shkurt 2023
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Bordi i Transparencës, 2 shkurt 2023