Investimet në fushën e ndërtimit kryesisht për qëllime turistike, vitet e fundit janë transferuar në Korçë. Madje vërehet një oreks jashtë pritshmërive për të ndërtuar objekte hotelerie dhe në shërbimi të turizmit në qytetin juglindor.

Sipas të dhënave statistikore, Korça vitet e fundit ka tejkaluar në numrin e ndërtimeve dhe lejeve të dhëna për ndërtime edhe zonat bregdetare apo kryeqytetin.

Sipas shifrave zyrtare janë rreth 3300 persona të punësuar në sektorin e hoteleri-turizmit në Korçë ndërkohë që vendet e akomodimit kanë shkuar 4000 shtretër, shifër kjo që konsiderohet e ulët krahasuar me kërkesat që vitet e fundit ka patur qyteti juglindor.