Të dhënat demografike në Gjirokastër nuk kanë shanse të vijnë në trend rritës edhe në vitet që do të pasojnë.

Kjo pasi shifrat aktuale të divorceve dhe martesave janë në favor të dukshëm të divorceve me numër tre herë më të lartë se martesat, referuar të dhënave zyrtare nga gjykata dhe zyra e gjendjes civile.

Përveç, faktorëve tashme të ditur si gjendja ekonomike dhe emigracioni një tjetër faktor që po shton numrin e divorceve sipas psikologëve, është edhe autonomia dhe pavarësia që ka fituar gjinia femërore.

Ndërkohë, një tjetër fenomen që po ndikon në rritjen e numrit të divorceve është edhe fakti që çiftet nuk bëjnë asnjë tentativë për të shpëtuar martesat në mënyra të shëndetshme siç janë terapitë pranë psikologëve.

Fenomeni i divorcit nuk po kursen as çiftet që kanë vite që kanë ndërtuar familjen dhe që i kanë fëmijët në moshë madhore.