Për liderin e Kinës, udhëtimi dyditor në Vietnam është tepër i rëndësishëm, veçanërisht pas vizitës së Joe Biden në shtator.

Pavarësisht fërkimeve politike, Hanoi nuk mund të bëjë pa marrëdhëniet ekonomike me Pekinin. Këtë po e shfrytëzon në maksimum, presidenti Xi Jinping, duke tentuar dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kinës dhe Vietnamit, dukshëm për të dobësuar ndikimin amerikan.

Lideri u prit nga shefi i partisë komuniste që sundon vendin aziatik, Nguyen Phu Trong, në pallatin presidencial. Pasi delegacionet përkatëse zhvilluan bisedime për disa orë, palët nënshkruan 36 marrëveshjet dhe ranë dakord të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në gjirin Tonkin.

Përmes një deklarate, qeveria në Hanoi tha se palët do të “përpunojnë drejtime, detyra dhe masa për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Vietnam-Kinë”.

Xi Jinping mori një mirëpritje të ngrohtë në Vietnam, jo vetëm nga drejtuesit e shtetit aziatik, por edhe ngë shumë persona që dolën në rrugë me flamuj të Kinës, por edhe të Vietnamit. Në Hanoi, lideri i Penianit kishte marrë me vete një delegacion me mbi 400 anëtarë që përfaqësonin sektorë të ndryshëm.