Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter goditi Tokion. Frika dhe paniku ishte i madh te njerëzit, ndërsa shumë linja hekurudhore u mbyllën. Deri më tani nuk është dhënë asnjë alarm për cunam. Mediat kanë publikuar pamje të momentit kur u regjistrua tërmeti në Japoni, një vend me aktivitet të lartë sizmik.