Një banesë është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Tregu i Orizit në Vlore.

Në vendngjarje raportohet se një grua ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit.

Gruaja e moshuar ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të dalë nga banesa e saj, që ishte përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrëfiksja e cila po punon për shuarjen e flakëve.

Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.