Me një numër gjithnjë e më të ulët testimesh për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë, vetëm 2174 në 24 orët e fundit, u regjistruan vetëm 303 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet e reja Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2174 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 303 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast nw Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë.

Vaksinimi

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Të shëruarit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vdekjet

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Mos harroni masat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Mars 2021) Raste të reja ditore 303 Të shëruar në 24 orë 651 Të shtruar në spitale 394 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 2174

Testime totale 536,963 Raste pozitive 121,847 Raste të shëruara 86,497 Raste Aktive 33,194 Humbje jete 2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 22657 Fier 2616 Durrës 1447 Vlorë 1335 Shkodër 1253 Gjirokastër 1213 Korçë 762 Lezhë 634 Elbasan 445 Kukës 348 Dibër 332 Berat 152