Drejtori i “NP Komunale-Strugë”, Iqmet Islami, edhe ditën e shtunë në krye të detyrës

Në prag të sezonit veror, vazhdojnë pregaditjet për zbukurimin e qytetit të Strugës.
Edhe sot, ditë e shtunë, drejtori i “NP Komunale-Strugë”, Iqmet Islami, së bashku me punëtorët e ndërmarrjes, janë në terren për tu kujdesur për pamjen e qytetit.
Gjelbërimi rreth lumit Drini i Zi, mbjellja e luleve në shumë zona të qytetit, i kanë dhënë Strugës një pamje krejtësisht ndryshe, si asnjëherë më parë.

Shpresojmë dhe besojmë se turistët që do ta vizitojnë qytetin tonë këtë sezon veror, do të ngelen të kënaqur dhe se pamja mbresëlënëse e Strugës do ta bëjë këtë qytet destinacion kryesor për t’i kaluar pushimet verore.