Mediat amerikane e publikuan videon kur Presidenti Biden u rrëzua 3 herë rresht teksa ngjiste shkallët e avionit Air Force One. Por e mbrojtën atë duke mos aluduar nëse Biden është mirë me shëndet.

Ata po ashtu i dhanë hapësirë deklaratës së Shtëpisë së Bardhë se Biden u rrëzua nga era dhe jo se kishte ndonjë problem shëndetësor.

Kjo mënyrë si u përcoll ngjarja, për ish presidentin Donald Trump është e papranueshme.

Ai shkon edhe më larg duke paralajmëruar se zv.presidentja Kamala Harris do të marrë shumë shpejt drejtimin e Zyrës Ovale.

“Ai rrëzim ishte i tmerrshëm. Në fakt ishin 3 rrëzime dhe nuk u përmendën nga pjesa më e madhe e mediave”, u shpreh presidenti Trump. “Kjo është diçka shumë e tmerrshme. Nuk ka më liri shtypi”, shtoi ai.

Trump, gjatë gjithë drejtimit të SHBA-ve ishte objekt sulmi dhe kritikash nga thuajse të gjitha mediat, përfshirë dhe Fox News, tradicionalisht në mbështetje të republikanëve.