Identifikohet dhe publikohet foto e të riut që u gjend i djegur brenda në makinë në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë i Kërrabës, te vendi i quajtur ‘Kryqi’.

Ai është Armand Mici, 32 vjeç me banim në Elbasan.

Grupi hetimor ka zbardhur një pjesë të dinamikës së ngjarjes, ku rezulton se Mici ka blerë një sasi benzinë në një karburant dhe në kushtet e depresionit, është vetëdjegur brenda makinës së tij tip “Volkswagen Passat” me targa AA 273 NU.

Noa.al mëson se 32-vjeçari ishte biznesmen në fushën e tregtimit të automjeteve.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas, dyshohet nën efektin e depresionit, ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme për sqarimin e çdo rrethane që mund t’i shërbejë hetimit, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e tjera.