Dy TEC-et lundruese për prodhimin e energjisë të ankoruara në Vlorë prej shtatorit të vitit të shkuar mund të vihen së shpejti në funksion.

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka hapur një tender për blerjen e 200 mijë tonë nafte për dy vite.

KESH njofton se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 16 mars dhe në garë mund të aplikojnë të gjitha subjektet që veprojnë në fushën e tregtimit të karburanteve. Dy TEC-et lundruese me kapacitet 110 megavat pritet të plotësojnë deri në 15 për qind të nevojave ditore që vendi ka për energji.